Paralajmërimi i serbëve për Trepçën

Vendimi për të ardhmen e “Trepçës” nuk mundet me u marrë njianshëm dhe pa respektue faktin se kapaciteti ma i randësishëm i këtij kombinati ndodhet në territorin e komunave me shumicë serbe, asht thanë sot në Zveçan, në takimin e përfaqësuesve të komunave veriore dhe përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në takimin që asht mbajtë në selinë e “Trepçës” në Zveçan kanë marrë pjesë përfaqësuesit e gjashtë komunave me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

“Në këtë takim asht konfirmue uniteti i komunave serbe në mbrojtje të kombinatit xehetaro-metalurgjik”, asht thanë në takim.

Simbas tyne, Kombinati “Trepça”, si subjekti ma i madh ekonomik në Kosovë, ka domethanie strategjike për qëndrimin dhe prosperitetin e popullit serb në Kosovë.

“Ata kanë konstatue se përvec minierave në veri të Kosovës, ku trupi i saj minerar kalon përmes Serbisë qendrore, për serbët po aq të randësishme janë edhe minierat e Artanës, Hajvalisë dhe Kishnicës që ndodhet në territorin e komunave të Artanës dhe Graçanicës”, kanë theksue serbët e mbledhun në veri.

Në takim kanë marrë pjesë ndihmës-drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkovic, ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Maric, Drejtori i vetëshpallun i “Trepçës”, Jovan Dimkic dhe përfaqësuesit e komunave të Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Graçanicës dhe Artanës.

Qeveria e Kosovës ka paralajmërue shnendrrimin e Trepçës në Ndërmarrje Publike, tue refuzue që me shitë ate.