Paralajmërimi i tutshëm i shkencëtarëve: Qe sa mijë njerëz ka m’i vra moti ekstrem n’Europë

Ma shumë se 150,000 njerëz munden me vdekë si rezultat i ndryshimeve klimatike çdo vit në Europë deri në fund të shekullit.

Kjo asht gjetja tronditese nga disa hulumtime të reja, shkruen Independent.

Numri i vdekjeve të shkaktuaeme nga moti ekstrem ka me u rritë 50 herë dhe dy në tre njerëz në kontinent kanë me u prekë nga kjo fatkeqësi, thotë studimi, që shërben si nji paralajmërim i zymtë i ndikimit vdekjeprumës të ngrohjes globale, transmeton Rrokum.TV

Hulumtimi nga shkencëtarët e Komisionit Europian parashtron nji të ardhme ku qindra mijaa njerëz kanë me vdekë nga goditjet e nxehtësisë, prej zemrës, problemeve të frymëmarrjes, dhe përmbytjeve të shpejta. Hulumtimi përshkruen nji botë ku thatësinat kanë me sjellë mungesa ushqimore./Rrokum.TV