Paralajmerohen vershime edhe n’Kosovë

Simbas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dhanave nga Sistemi Europian i Paralajmërimit të Përmbytjeve (EFAS), parashikohet që edhe Kosova, që nga data 07/03/2016, tue fillu mbas orës 03.00 do të përfshihet nga reshjet e shiut, tue nis fillimisht në pjesën veri-perëndimore të vendit, për ta përfshi më pas tanë vendin.

Sasia e reshjeve do të jetë rreth 15 – 20 mm mbrenda 6 orëve, për t’arritë maksimumin rreth orëve të mbasdites.

Kjo situatë do të vazhdoj me intensitet të shtuem me rreth 30 mm (lm2), mbrenda 6 orëve.

Gjendje e tillë do të jetë deri mbas mesnatës së datës 08/03/2016, kur pritet edhe të ndërpriten reshjet, transmeton Magazina.al

Nga këto reshje niveli nepër lumej sidomos atyne me karakter malor pritet që të jetë ma i vrullshëm dhe ma i shpejt, ku si pasojë fillimisht do të ketë vërshime si dhe rrëshqitje të tokës me ndjeshmëni për zonat e prekuna dhe ma tepër të ekspozueme: shumë e naltë 65%, e naltë 19%, mesatare 16%.