Paralajmërohet grevë në Shtator

Sindikata e Bashkueme e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmërue se në Shtator ka me organizue greva në arsim për realizmin e kërkesave të mësimdhanësve, të cilat janë të garantueme me kontratën e re kolektive.

Mirëpo, simbas drejtuesve të kësaj sindikate, greva nuk ka me fillue në fillim të vitit të ri shkollor më 4 Shtator.

Ai ka thanë se si sindikatë dhe mësimdhanës nuk kanë me u futë në grevë me 4 Shtator, në fillim të vitit të ri shkollor, sepse munden me u keqkuptue nga prindët e nxanësve, raporton Rrokum.TV

Po ashtu, kryetari i SBASHK’ut ka thane se nuk janë realizue tri pagat me rastin e pensionimit, mandej pagat suplementare dhe as çashtje të tjera nuk janë të rregullueme.

Jashari ndër të tjera ka thanë se po presin edhe themelimin e institucioneve, sepse siç tha ai kanë me pasë përplasje me drejtues të këtyne institucioneve për realizimin e premtimeve, të cilat janë ba gjatë fushatës zgjedhore për arsim.

Kosova, simbas të dhanave të MASHT, ka rreth 400 mijë nxanës në arsimin fillor dhe atë të mesëm, si dhe janë diku 25 mijë të punësuem, prej të cilëve 23 mijë e 366 janë mësimdhanës./Rrokum.TV