Paralajmërohet themelimi i shpejtë i institucioneve

Java e ardhshme pritet me qenë vendimtare për me konstituue Parlamentit dhe formue Qeverinë. Zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj, ka thanë për Express se shpejt ka me pasë zhvillime pozitive sa i përket formimit të institucioneve. Në krejt këtë situatë vendimtare pritet me qenë qendrimi i AKR’s.

Të Ejten e ardhshme kalon afati i kërkuem nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës.

Në seancën e fundit ku dështoi votimi për Kryetar të Kuvendit, Enver Hoxhaj kishte kërkue shtymjen e seancës për të paktën edhe dy javë. Kishte thanë se iu duhen ma së shumti dy javë kohë me i vazhdue konsultimet lidhun me formimin e institucioneve.

“Jemi të vendosun me përmbyllë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë sa ma shpejt dhe definitivisht ka me pasë zhvillime pozitive”, ka thanë Hoxhaj, për Express.

Shperndaje në: