Paralajmërojnë grevë: SBASHK kundër testimit të mësimdhanësve

Sindikata e Bashkueme e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës asht kundër testimit te mësimdhanësve nga Ministria e Arsimit, prandaj zyrtaret e kësaj sindikate kanë paralajmërue se kanë me u futë në grevë nga Shtatori nëse tentohet diçka e tillë.

Nënkryetari i SBASHK, Lutfi Mani, ka thanë në Klan Kosova se askush nuk mundet me ba eksperimente me mësimdhanësit e Kosovës, prandaj ka kërkue që të “mos luhet me zjarr”.

“Qëndrimi i SBASHK asht që të bahen kontrolle në orët e mësimit, por jo provime, sepse këta mësimdhanës kanë krye punë me provime kur kanë përfundue fakultetet adekuate”, ka thanë Mani.

“Nëse shkojmë në këtë formë, atëherë le ta mbyllim krejt Fakultetin e Edukimit. Askush nuk mundet me i testue mësimdhanësit. Ata janë të pregaditun. Ky model asht marrë në Shqipni dhe Maqedoni, por në asnjanin nga këto vende nuk ka funksionue”.

Mani asht i bindun se e tana kjo po bahet të “përfitojë diksuh pare”.

“Këtu po do dikush me i marr do pare”, ka thanë ai.

“Mësimdhanësit janë për cilësi e jo për eksperimente. Dhe, krejt ata që janë pregaditë me marrë pare, ta harrojnë këtë punë”.