Paralajmëron Rusia: Qe çka ka me ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut

Ministria e Jashtme Ruse paralajmëroi sot se nji sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut kishte me sjellë nji tragjedi kolosale me tmerrësisht shumë civilë të vdekun.

“Të gjitha palët e përfshime në tensionet në gadishullin Korean duhen me tregue përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e moskthimit”, deklaroi zadhanësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, në nji koment të publikuem nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

“Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”, shtoi ajo.