Paralajmërohen anëtarësime t’reja në PDK

kadriveselii

Partia Demokratike e Kosovës pret që me zgjedhjen e kryetarit të ri, kanë me ardhë edhe shumë personalitete që kanë me ju bashkue kësaj partie. Adem Grabovci konfirmon se shumë shpejt ka me pas anëtarësime t’reja, sepse ka kërkesa për me ju bashkue vizionit të PDK-së.

Zgjedhja e Kadri Veselit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, po shihet nga zyrtarë të kësaj partie si shembull për tana partitë tjera se qysh bahet ndërrimi nga nji kryetar në tjetrin. Simbas nënkryetarit të PDK-së, njiherit shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci, me Veselin në krye PDK-ja ka me qenë edhe ma e fortë.

“PDK-ja ka nji frymë të mbrendshme të debatit. Këtë e ka dëshmue edhe vetë rrjedha e konventës, ku delegatët patën rastin kush ka dasht me i ngritë shqetësimet e veta të çfarëdo natyre qofshin ato. Ky asht nji shembull i mirë, që shpresoj ka me i shërbye si shembull edhe subjekteve tjera, se qysh duhet me u ba ndërrimet natyrshëm nga nji kryetar te tjetri. Dhe, unë besoj fuqishëm se PDK-ja nga konventa e djeshme, ka me dalë edhe ma e konsolidueme”, ka thanë Grabovci. Bile, ai paralajmëron edhe ardhje të reja në këtë parti, si nga bota intelektuale e akademike, shoqnia civile, që kanë me forcue edhe ma tutje PDK-në dhe kanë me i pri drejt fitoreve të tjera./zeri.info/