Parandalohet kontrabandimi i 10 mijë litrave naftë

Njësitë antikontrabandë kanë parandalue kontrabandimin e mbi 10 mijë litrave naftë, sot në Mitrovicë.

Simbas njoftimit, rreth orës 05:00 të mëngjesit asht vërejtë nji maune e dyshimtë e llojit Man me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës .

Njësitet menjiherë janë pozicionue në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe mbas rreth 2 minutave ka arritë mauna e dyshimtë, njësitet antikontrabandë kanë sinjalizue për ndalje, por fillimisht vozitësi i maunës ka hezitue të ndalet për nji moment, mirëpo mbs reagimit të njësive antikontrabandë mauna asht ndalue.

“Mbas hapjes janë gjetë në mbrendi nji rezervar parafabrikat për kontrabandim të mallnave të mbushun me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësi asht ndalue përkohësisht derisa mauna asht dërgue në doganë”, thuhet në njoftim.