Paraqiten si inspektora, u kërkojnë pare peshkatarëve te liqeni i Badocvit

Dy persona nga komuna e Gjilanit janë paraqit si “inspektor” me dokumente të falsifikueme te liqeni i Badovcit dhe ia kanë konfiskue lejet e peshkimit peshkatarëve.

Personat u paraqitën në emën të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si “Task Forca për Monitorimin e Ujërave”.

Por ky mashtrim i tyne u vërejt nga përgjegjësi për kontrollimin e liqenit të Badovcit, Milaim Vitia, i cili i tlefonoi policisë.

Vitia ka thanë për Indeksonline se dy personat nga qyteti i Gjilanit u janë prezantue peshkatarëve si isnpektora tue ua kërkue lejet e peshkimit.

Kjo nuk është kontroll legjitime e këtyre personave dhe ne e kemi lajmëruar policinë që tashmë është duke u merr me rastin. Këta persona u kanë marrë para dhe leje peshkatarëve duke prezantuar dokumente false”, tha ai.

 

badovc badovc1