Parashikim trishtues për Kosovën i Profesorit të Harvardit!

Shoh rrezik nga ekstremizmi në Kosovë dhe kisha me u befasue shumë nëse nuk realizohet shkrimi i New York Times rreth asaj se qysh Kosova po shëndrrohet në Molebek të ri.

Ky asht vlerësimi i Profesorit të Universitetit amerikan Harvard, Niall Ferguson, në nji intervistë, dhanë të përditshmes së Beogradit “Politika”.

Në nji intervistë për këtë gazetë, Ferguson citohet se ka thane, ekstremizmi asht nji lëvizje globale që synon bile edhe komunitetet sekulare me i shendrrue në ithtarë të verzionit ekstrem të Islamit.

Ai e vlerëson të suksesshme ndërhymjen në Kosovë, por Ferguson thekson se, gabimi u ba ma vonë, kur u njoh pamvarësia e Kosovës.

“Nëse duem paqen e stabilitetin në Ballkan, atëherë nuk ka kuptim që nji Kosovë e vogël me qenë pengesë për integrimin e Serbisë në BE. Serbia po ashtu, duhet me kuptue se Kosova kurrë nuk ka me qenë ma pjesë e Serbisë”, ka thanë historiani britanik, që jeton e punon në SHBA.

“Domethanë, ka nevojë për nji term dykuptimësh, të shmanget qartësia dhe përcaktimi rreth kësaj çashtje, dhe të mos kërkohet që Serbia me njoftë patjetër Kosovën”, ka thanë Ferguson, të cilin magazina “Times” e rreshton ndër 100 personalitetet ma me ndikim në botë.