Parashikimi i motit, dita ma e nxetë vjen këtë javë (foto)

Ditëve të para të Gushtit, mbi rajonin tonë kanë m’u shtri fusha stabile të presionit të naltë, ndërsa nga Afrika Veriore vapa afrikane ka me sjellë mot ma të nxetë dhe kryesisht me diell.

Nën këto kushte gjatë këtyne ditëve ka me mbizotnue mot i nxetë dhe me diell.

Nga parashikimet e fundit, ditët më kulminante prej të nxetit priten të Premten dhe të Shtunën me maksimale deri në 36C, e në Dukagjin mund të arrijë edhe deri në 37C.

Era ka me fry mesatarisht nga verilindja 3-9m/s shtypja atmosferike ka m’u rritë mbi vlera normale dhe do të mbetet stabile përgjatë kësaj periudhe pesë ditore.

 

motii