Parlamenti Europian vjen me lajm të mirë për klimën!

parlamentieu

Parlamenti Europian miratoi sot me shumicë të theksueme ratifikimin nga BE të marrëveshjes të Parisit për klimën, në përfundim të nji procedure të qartë që mundëson hymjen në fuqi në mënyrë të menjihershme të tekstit botnor të luftës kundër ngrohjes globale.

Mbas SHBA’ve, Kinës dhe Indisë ndotësit kryesorë të planetit, BE ka të drejtë me publikue ratifikimin e marrëveshjes në OKB në ditët në vijim, në të njajtën periudhë kur vendet europiane e kishin finalizue ratifikimin e kësaj marrëveshje në nivel kombëtar.

Simbas AFP, ky dispozitë pritet të përcaktojë hymjen në fuqi nji muej mbas marrëveshjes së Parisit që synon t’i përmbahet ngrohjes globale nën limitin 2 gradë Celsius në raport me nivelin para-industrial  nji fakt i dëshiruem nga europianët që kanë shfaq shqetësimin e tyne në javët e fundit për këtë vonesë.

“Ju keni tashma nji mundësi për me ba histori tue dhanë kontribut në orientimin e botës drejt nji të ardhmeje ma të mirë”, u shpreh Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon në nji fjalim të mbajtun përpara eurodeputetëve të mbledhun në Strasburg, pak para votimit.