Parlamenti i Holandës miraton marrëveshjen për Gjykatën Speciale

Parlamenti i Holandës ka miratue Marrëveshjen ndërmjet Mbretnisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës për themelimin e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës të Zhvendosn në Holandë dhe implementimin e ligjeve të Kosovës në Dhomat e Specializueme.

Léon van Schie, zyrtar për informim pranë Dhomave të Posaqme të Parlamentit të Holandës, i ka thanë TribunaChannel se propozimi asht dërgue te parlamenti në Qershor, dhe se gjithçka asht e kryeme me 22 Shtator sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve asht dhoma kryesore e parlamentit në Holanë. Aty bahet diskutimi i legjislacionit të propozuem dhe rishikimi i veprimeve të Qeverisë. Dhoma e Përfaqësuesve diskuton atë dhe, nëse miratohet nga nji shumicë, e dërgon atë për në Senat.