Parlamenti i Malit të Zi konstituohet pa opozitën, me nji shqiptar!

Në Cetinë të Malit të Zi sot do të mbahet seanca konstituive e përbamjes së re parlamentare.

Opozita nuk ka me marrë pjesë, mbasi, simbas saj, zgjedhjet e 16 Tetorit, në të cilat ka dalë fituese partia e ish-kryeministrit Milo Dukanovic, nuk kanë qenë të lira dhe demokratike.

Në përbamjen e re të Parlamentit të Malit të Zi kanë me qenë 81 deputetë, prej tyne vetëm nji shqiptar.

Të Diellën, prokurori special i Malit të Zi ka thanë se “nacionalistët nga Rusia” qendrojnë mbas përpjekjes për të vra Dukanovic’in, në prag të zgjedhjeve.

20 veta janë arrestue nji natë para zgjedhjeve dhe fillimisht janë identifikue si paraushtarakë serbë.