Parlamenti i Maqedonisë sot pritet me u shpërba!

Në seancën e sotme Parlamenti i Maqedonisë duhet me u shpërba që të mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 11 Dhetor.

Iniciativën për shpërbamjen e dha LSDM, e cila u përkrah edhe nga VMRO, me kusht që të miratohet buxheti për 2017.

Koalicioni qeveritar tashma nji kohë ban shtypje për buxhetin e vitit 2017 me u miratue në Parlament.
Opozita propozon që buxhetin me marrë Qeveria e re mbas zgjedhjeve, në ndërkohë të ketë financim të përkohshëm.

Përveç miratimit të buxhetit, sot para deputetëve kanë me qenë edhe ligjet që i kërkon PSP për mbrojtjen e deshmitarëve dhe vazhdim të mandatit.

Këto propozime heren e kalueme ishin refuzue nga shumica qeveritare, dhe persëri në Parlament i ktheu deputeti Pavle Trajanov.

Sot asht parashikue me u diskutue edhe për problemin e votuesve të njisisë zgjedhore gjashtë, për të cilën ende nuk asht gjetë zgjidhje, kurse Ministria e Drejtësisë heshtë për problemin.