Parlamenti kinez miraton Marrëveshjen për Klimën

Parlamenti i Kinës ratifikoi sot Marrëveshjen për Klimën e Parisit, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Ky parlament miratoi marrëveshjen para takimit të planifikuem midis presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit amerikan, Barack Obama, në të cilën pritet që udhëheqësit të njoftojnë ratifikimin nga të dy vendet e tyne të marrëveshjes, që përcakton synimet globale për të luftue ndryshimin e klimës.

Ratifikimi i marrëveshjes nga ana e SHBA’ve dhe Kines ban të mundun që marrëveshja me qenë ma pranë hymjes në fuqi.

Udhëheqësit kane me u takue disa orë para samitit të G20, në qytetin lindor kinez, Hangzhu.