Parlamenti s’po don me hetue Cameron’in për ‘Panama Papers’

cameronpapers

Kryeministri britanik, David Cameron, nuk do të hetohet nga parlamenti britanik për lidhjen e tij të mundshme me kompanitë ‘offshore’, respektivisht me dokumentet e firmës panameze, Mossack Fonseca.

Simbas të përditshmes britanike “The Guardian” që e percjellë në shqip republika.info , komisionerja e standardeve parlamentare, Kathryn Hudson, ka vendosu që të mos hetohet kjo çashtje, e cila daton nga koha kur Cameron ishte lider i opozitës.

Cameron kishte deklaru në fillim të këtij mueji se kishte shit akcionet e tij në Kallnor të vitit 2010 për 42 mijë dollarë, pak muej para se të merrte pozitën e kryeministrit të vendit dhe se nuk kishte ba asgja ilegale.