Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës: Në fakultetin tonë ka favore seksuale, kemi prova!

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” thonë se kanë hulumtue në bashkëbisedim me studentë dhe se me vetë deklarimet e tyne, kanë sigurue fakte dhe prova të mjaftueshme me i dërgue në Policinë e Kosovës, po ashtu edhe në Prokurori, për mitmarrje, favore seksuale, ryshfetin, korrupcionin dhe shantazhet në këtë Universitet.

“Jemi të shqetësue për këtë gjendje të randë që po ngjanë në Universitetin e Gjakovës, kerkojmë që sa ma parë të ndërhyjnë organet kompetente në këtë mes, me qellimin që me i shpëtue motrat, vllaznit tanë nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët janë tue ba skandale me mjete financiare nga studentët, kushtëzime për nota, për favore seksuale dhe regjistrime në Fakultet me mjete të konsiderueshme të pareve.

Në këtë skandal janë të përfshimë persona nga administrata e Universitetit, asistentë, shefa të programeve dhe dekanët, vlen të theksohet se këto histori prekëse të studentëve kanë ndodh që nga viti 2015, ku për këtë bazohemi në fakte dhe prova të mjaftueshme, ku të gjitha do t’i dërgojmë në organet kompetente, në kuadër të këtij krimi të organizuem janë të perfshimë edhe disa studentë, të cilët kemi me i  dërgue me emna pranë këtyne organeve të drejtësisë, për ndjekje të tyne”, thuhet në komunikatën e tyne  dergue ne Televizionin Rrokum.

Parlamenti Studentor kërkon që kjo të mos heshtet, ngase simbas tyne asht turp dhe diskriminim nëse nji person kushtëzohet nga “X personi” për nji notë, ose rasti tjetër për regjistrim në Fakultet.

Ata thonë se kanë fakte, se si vitin e kaluem “X personi” kërkon shumën prej 1500 euro, shumë e shumë raste të tjera, ose rastin mbi asistentët për favore seksuale etj.

“Të gjitha dosjet, incizimet dhe fotografitë kemi me i  dërgue pranë organeve të ndjekjes!”, thotë Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

 

2-universitet-gjakova