Partia e çamëve dhe shoqata “Çamëria”: Shpallja e sotme e ‘pamvarësisë” e damton randë çashtjen çame

Komuniteti i shqiptarëve çamë përfaqësohet në parlament nëpërmjet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), si dhe shoqatës patriotike “Çamëria” si organizata ma e vjetër, e krijueme menjiherë mbas ranies së komunizmit.

Të dy këto organizata janë kontaktue nga Telegrafi dhe ato kanë mohue se kanë të bajnë ndonji gja me këtë çashtje.

Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU’s dhe Dritan Sejko, nënkryetar i shoqatës “Çamëria” janë shprehë të alarmuem, sepse, simbas tyne, këto veprime damtojnë randë jo vetëm çashtjen çame, por edhe vetë Kosovën.

Simbas përfaqësuesve të PDIU dhe shoqatës “Çamëria”, nji veprim si shpallja e pamvarësisë së Çamërisë në këto momente kur çashtja çame ka hy tashma ne agjendën e Brukselit, nuk ban gja tjetër përveçse e ban këtë çashtje qesharake dhe joserioze në sytë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe e ban të rrezikshme, sepse e ndërlidhin me pretendime territoriale separatiste.

“Kjo gja kishte me na damtue lobimin shumëvjeçar që kemi ba nëpër botë për me trajtue çashtjen çame si çashtje humanitare, pra si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thanë zyrtarja e PDIU’s, Mesila Doda.

Kurse, simbas nënkryetarit të organizatës “Çamëria”, bahet fjalë për të njajtët njerëz të infiltruem nga agjentura të vendeve armike, të cilët sajuen të ashtuquejtunën Ushtri Çlirimtare të Çamërisë për me na paraqitë si kërcënim në sytë e faktorit europian dhe perendimor.