Partia e Merkel, tjetër humbje në zgjedhje, rezultati ma i dobët në 25 vjet

Partia e Kancelares Angela Merkel, CDU ka pësue goditjen e dytë në zgjedhje, ndryshe nga partia Alternativa Anti-Emigrant për Gjermaninë (AFD), e cila sërish ka marrë rritje në votime, simbas sondazheve paraprake.

Kjo asht ulja ma e madhe e numrit të votave në 25 vjet për partinë e Merkel, që doket se po vuen politikat e Qeverisë në mbështetje të emigrantëve.

Dy javë ma parë DCU pësoi humbje të madhe në kantonin lindor Mecklenburg-Vorpommern.

Ekspertët dyshojnë nëse Merkel ka me qëndrue edhe për nji mandat të katërt në krye të Qeverisë. Angela Merkel ka humbë shumë pikë me politikat e saj që mbështesin emrigrantët nga Lindja e Mesme.