Partia e Slobodan Milosevic nis fushatën për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, në Kosovë

Partia Socialiste e Serbisë, e ish-Presidentit Slobodan Milosevic, e ka hap edhe në Kosovë fushatën për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që mbahen me 24 Prill.

SPS e ka formue shtabin zgjedhor, të cilit i prin nji person me emnin e njajtë si të ish-kryetarit Sllobodan Milosevic.

Me këtë rast, asht miratue plani operativ i aktiviteteve parazgjedhore.

“Duhen me u ba sa ma tepër kontakte me votuesit, të cilëve në takimet e përditshme duhet me iu thanë se SPS asht partneri i tyne ma i besueshëm në betejën për mbijetesën e serbëve ne hapësinat e Kosovës e Metohisë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.