Partia e Vucic formon union të grave në Pejë, kërkojnë me u formue unioni në tana komitetet komunale

Në Gorazhdec asht mbajtë mbledhja e parë e Unionit të grave të Partisë Përparimtare Serbe të Qarkut të Pejës, parti kjo e Kryeministrit serb Aleksandar Vucic.

Takimi asht organizue nga Vinka Radosavljevic, shefe e Qarkut të Pejës dhe përfaqësues të grave nga komunat e Klinës dhe Istogut.

Në takim u theksue se gratë në Kosovë ndodhen në nji pozitë të vështirë dhe se papunësia asht nji nga problemet më të mëdhaja.

Në fund, gratë serbe në Kosovë u pajtuen që në tana komitetet komunale të formohet Unioni i grave të Partisë Përparimtare Serbe.