Partia që favorizoi VV’ja në Gjermani, pëson ranien ma të madhe në histori

Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SDP), e cila u favorizue edhe nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, ka pësue humbjen ma të randë në histori të saj, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Gjermani – tregojnë exit-pollet.

SPD e qendrës së majtë – partnerët e tashëm të koalicionit të CDU të Merkelit dhe nji titan i politikës gjermane për 150 vjet – kanë ra në nji nivel historik prej vetëm 20 përqindësh, rezultati ma i keq që nga Lufta e Dytë Botnore.

Lëvizja Vetëvendosje ju ka ba thirrje mërgimtarëve në Gjermani, dy ditë para zgjedhjeve që u mbajtën sot në Gjermani, që me votue për SDP.

Shperndaje në: