Partitë nacionaliste drejt fitores në Bosne

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale në Bosne tregojnë se partitë nacionaliste kanë me fitue shumicën e kryebashkiakëve dhe të këshillave të qytetit.

Zgjedhjet janë mbajt të Diellën në të dyja rajonet gjysë-autonome të Bosnës: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.

Zyrtarë të zgjedhjeve kanë thanë se ma shumë se gjysa e elektoratit 3.2 milionësh ka votue.

Në Republikën Sërpska, rezultatet paraprake tregojnë në epërsi partinë separatiste pro-ruse, të udhëhequn nga ultranacionalisti Millorad Dodik.

Në Srebrenicë, Mlladen Grujicic, serb, 34 vjet, ka shpallë fitore kundrejt rivalit boshnjak.