Partitë politike nuk jau besojnë udhëheqjen e komunave grave

Zgjedhjet

Nga 38 komuna, në të cilat kane me u mbajte zgjedhjet lokale me 22 Tetor, vetëm në gjashtë prej tyne kandidate për kryetare janë gra.

Përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, thonë se arsye e moskandidimit të grave, asht mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të fusin kandidate femna në listat e tyne.

Hapsina që kanë gratë në partitë politike, simbas tyne, shfrytëzohet vetëm për numra dhe jo që të kandidojnë për pozita të nalta.

Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Europa e Lirë, se trendi i kandidimit të grave për kryetare të komunave në të gjitha zgjedhjet lokale ka qenë i ulët, përfshi edhe zgjedhjet e 22 Tetorit.

Kjo, simbas saj, tregon se gratë në partitë politike nuk kanë hapsinë të mjaftueshme.