Partitë tregojnë se kur kanë m’i zyrtarizue kandidatët për kryetarë të komunave

Zgjedhjet Lokale

Zgjedhjet lokale janë caktue për datën 22 Tetor, e partitë politike qysh ma herët kanë fillue diskutimet për caktimin e kandidatëve për kryetarë dhe asamble komunale.

Afati i fundit për certifikim i KQZ asht data 22 Gusht, kur partitë duhen me i dorezue emnat e kandidatëve, raporton lajmi.net

Partia Demokratike e Kosovës pritet që mbrenda dy javësh ma së largu m’i ba publikë emnat e kandidatëve për kryetarë të komunave.

“Po, mbrenda dy javësh i zyrtarizojmë kandidatët”, ka thanë për lajmi.net, Blerand Stavileci nga PDK’ja.

Zadhanësi i VV, Shkodran Hoti, ka deklarue se zyrtarizimi i kandidatëve të VV’s ka me u ba mvarësisht nga zgjedhjet e mbrendshme që organizohen nëpër komunat e ndryshme të Kosovës.

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, ka ba të ditun se rreth datave 16 apo 17 Gusht, kjo parti ka m’i pasë 90% të kryeme emnat e kandidatëve.