Pasaporta falas për personat me aftësi të kufizueme

Shumë qytetarë të Republikës së Kosovës për me u pajisë me pasaportë të shtetit të tyne duhet që me paguue shumën prej 31 eurosh që kërkohet nga institucioni përkatës, ndërkaq kjo taksë asht heqë për personat me aftësi të kufizueme, për të cilët Ministria e Punëve të Mbrendshme ka vendosë që tana dokumentet përcjellëse, për këtë kategori të jepen falas.

“Bazue në vendimin për caktimin e tarifave Nr 108/2016 të datës 08.04.2016 nënshkrue nga Ministri i MPB, Skender Hyseni, pika 12, lirohen nga pagesa e taksës me rastin e pajisjes me Pasaportë, Letërnjoftim dhe Patentë- Shofer personat me aftësi të kufizueme të kategorizuem simbas ligjit përkatës në fuqi”, ka thanë zyrtarja për informim Publik e MPB’s.