Pasunia e Isa Mustafës, 503 mijë euro vetëm shtëpi e toka!

Agjencia Kundër Korrupcionit (AKK), ka publikue pasuninë e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, për vitin 2017.

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa në deklarimin e pasunisë për 2017, ka 503 mijë euro pasuni vetëm në shtëpi dhe tokë.

Ai zotnon edhe akcione me vlerë 39.900 euro në Riinvest.

Ndërsa paratë Mustafa i mban në dy banka, në BpB (2413 euro) dhe në ProCredit Bank (63075 euro).

Kryeministri në largim, për punën e tij në Qeveri, për nji vit ka marrë 16 944 euro si dhe nga të ardhunat e tjera si profesor.