Patriarku Irinej: Të kthejmë sa ma shumë serbë në Kosovë, shpresoj se Rusia ka me na ndihmue

Në nji intervistë për gazetën serbe “Novosti”, patriarku Irinej thotë se “shpresojmë që Rusia ka me na ndihmue me ruejt atë që gjithmonë ishte e jona”.

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk asht kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore asht të kthejmë sa ma shumë njerëz në Kosovë”, tha patriarku.

Patriarku ka thanë se, “populli serb asnjiherë nuk ka pësue sikurse në kohën tonë”, tue përmendë humbjen e Kosovës.

“Edhe sot po pësojmë, por shpresa jonë e madhe asht, në emën të Zotit, se nuk kanë me na lshue me kusht që na të mos heqim dorë nga Zoti”, porositi patriarku.

Shperndaje në: