Pauline Hanson e vnon burkën në Senatin Australian

Udhëheqësja e partisë së djathtë të Australisë, Pauline Hanson, asht paraqitë në senat me nji mbulim total të ftyrës, tue vnue burkën.

Gjesti i Hanson paraqiste pikëpamjen e partisë së saj për me ndalue burkën në Australi.

Prokurori i Përgjithshëm, George Brandis, njiherit ministër i Qeverisë, dënoi marshimin e zojës Hanson, derisa e paralajmëroi që mos me shkaktue fyemje ndaj grupeve fetare, transmeton KosovaPress.

Brandis mori duertrokitje nga partitë opozitare. “Jo, senatore Hanson, na kemi me ndalue burkën”, tha ai.