Pavlopulos: Nuk kemi me hekë dorë nga veto ndaj Maqedonisë

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos porositi se nuk do ka me bisedue për veton ndaj Maqedoninë.

Ai në ceremoninë në vendin Negush, qytet në veri të Greqisë, edhe njiherë ka përsëritë se Greqia tashma ka vendosun veto ndaj integrimit të FYROM për në BE dhe në NATO dhe se për këtë gja nuk mundet me u folë.

Mbas ceremonisë së ushtrisë greke, ai deklaroi se veto mbetet e plotfuqishme, përderisa FYROM po insiston në interpretimin e gabuem të historisë dhe po vjedh historinë greke.

“Bahet fjalë për falsifikues cinik të historisë greke, që po sillen si shtete totalitare ashtu si ishte rasti me sjelljen e tyne ndaj refugjatëve. Këto shtete nuk munden me u paraqitë si miqë t’Greqisë”, deklaroi Pavlopulos.