Pazaret politike po e mbajnë peng plotësimin e OSHP’s

Organi Shqyrtues i Prokurimit asht institucion thelbësor për prokurim të shëndoshë.

Kështu tha sot Ambasadori i Mbretnisë së Bashkueme, Ruairi O’Conell gjatë nji tryeze të organizueme nga KDI, mbi përmirësimin e sistemit të prokurimit publik. Simbas tij, pamvarësisht rritjes së transparencës në Ministrinë e Infrastrukturës, llogaridhania mungon.

Pazaret politike dhe mungesa e vullnetit politik për sistemin e prokurimit publik asht treguesi ma i mirë pse ende nuk janë zgjedhë anëtarët e OSHP.

Kështu tha Artan Canhasi nga KDI gjatë prezantimit të raportit për monitorimin e prokurimi publik në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u evidentuen parregullsi të tilla, evitimi i të cilave kishte me i kursye buxhetit të shtetit 1.9 milionë euro.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se besueshmëninë e publikut kishte me e rritë standardizimi i prokurimit publik.

Disa nga rekomdimet e KDI ishin që procesi i prokurimit me nisë menjiherë me miratimin e buxhetit.

Ky projekt asht mbështet nga Ambasada e Mbretënisë së Bashkueme në Kosovë.