PD prapë në koalicion me PDK’n

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thanë se asht i mendimit me vazhdue partneritetin me Partinë Demokratike e Kosovës.

Ai ka thanë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizmit të koalicionit me PDK’n, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD’s.

Agani ka thanë për “Epoka e re” se nga bisedat që kanë pasë me zyrtarë të PDK’s, kanë kërkue që PD’ja me qenë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.