PDK-AAK kanë me ba koalicion mbaszgjedhor?!

Dy partitë politike që kanë reflektue viteve të fundit rivalitetin ma të madh të urrejtjes ndërpartiake, AAK dhe PDK, doket se e kanë shkri “akullin”.
Largimi i Hashim Thaçit nga kreu i partisë dhe ardhja e Kadri Veselit, doket se ka “zbutë” Aleancën e Ramush Haradinajt, e cila po ban llogaritje që në zgjedhjet e ardhshme me krijue nji koalicion me partitë e luftës.

Deri tash, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, por që tash ka ndryshue kurs, tue shpreh gatishmërinë që me bashkëpunue me partinë e Kadri Veselit. Arsyeja pse AAK-ja ka heq vijat e kuqe, asht ikja e Hashim Thaçit, që konsiderohej nji politikan ngucakeq.

Se, nji koalicion mes këtyne dy partive asht i mundshëm, e pranojnë edhe vetë zyrtarë të dy subjekteve politike, tue thanë se nuk asht koha që me pas vija të kuqe për ate apo këtë parti.

Ndonëse, partia e Haradinajt shprehet kundër koalicionit me PDK-në dhe LDK-në aktualisht, por nuk e ka mohue këtë gja mbas zgjedhjeve që, ata po i kërkojnë të parakohshme, shkruen “Zëri”.