PDK akuza ndaj Muharrem Sfarqes, e ka falsifikue dokumentin kryesor të Komunës

Nënkryetari i PDK’s, Dega në Ferizaj, Lulëzim Aliu përmes nji komunikate për media ka thanë se, përfundimi i tyne që Komuna e Ferizajt ka buxhet të falsifikuem nuk asht akuzë, as pretendim, por realitet.

Simbas PDK-së, kjo e vërtetë doli në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës të mbajtun me datën 25 Maj 2016, ku u rishikue buxheti i vitit 2016.

PDK pretendon që në këtë mbledhje u kuptue që janë tue u krye disa projekte, të cilat nuk janë miratue nga Kuvendi i Kosovës.
Simbas tyne, kjo asht nji shkelje e randë e Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe shkeljet e Ligjit të Buxhetit 2016.

Janë tri projekte te Komunes qe ka zbulue PDK se nuk parashihen me ligjin per Buxhetin e Komunes.