“PDK asht tue pregaditë opinionin për dështimin e Demarkacionit”

Njohësit e çashtjeve politike patën thanë se çashtja e Demarkacionit mundet me qenë nji lloj pregaditje për me dështue këtë qeveri, në mënyrë që me i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Por, ndryshe mendon analisti Petrit Zogaj. Ai thotë se që nëse kishte me pasë nji mosmarrëveshje në mes partive në pushtet në lidhje me Demarkacionin, kjo ka me u ba jo që vendi me shkue në zgjedhje, porme largue vëmendjen nga përgjegjësia politike e nënshkruesit të marrëveshjes.

“Në lidhje me zgjedhjet, kjo qeveri ka pushue së mirëfunksionuemi me muej. Prandaj, pregaditja e nji agjende zgjedhore kishte me qenë rrugëdalja ma e favorshme për me i kthye gjanat për s’mbari”, tha Zogaj për lajmi.net.

Simbas Zogajt, PDK ka fillue që me pregaditë opinionit publik për dështim të Demarkacionit. Si dhe e gjithë kjo lojë politike që po e bajnë kryesisht përfaqësuesit e PDK’s, munndet me u interpretue si nji sinjal që kjo marrëveshje duhet me u rishikue, por tue mos e damtue këtë subjekt për shkak që ish lideri i saj e kishte nënshkrue.

“Dy eksponentë të këtij subjekti, të cilët kanë nji peshë jo edhe të vogël, kanë fillue që me pregaditë opinionin publik që Demarkacioni mundet edhe me deshtue. Mënyra se si janë tue e ba këtë fushatë, po kallxon që në njajtën ana janë të interesuem që mos me ba fajtor nënshkruesin e kësaj marrëveshje, e që asht Presidenti Thaçi, por në anën tjetër po kujdesen që kjo marrëveshje mos me i damtue në zgjedhje eventualisht”.