PDK del hapun kundër buxhetit, e ka nji ‘selam’ të madh për LDK’n!

Ndonëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështete versionin aktual të buxhetit, kjo nuk domethane se buxheti ka me kalue me lehtësi edhe në Kuvend, nëse nuk përfillen vërejtjet e partisë ma të madhe në vend.

Kështu ka paralajmërue për Indeksonline, Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Shukri Buja.

Ky i fundit ka ba me dije se buxheti veshtirë ka me kalue në Kuvend në rast se LDK vazhdon mos me i marr parasysh vërejtjet e PDK’s.

“Ka vërejtje nga PDK për buxhetin e vitit 2017. Janë tri çashtje qe ma shumë na brengosin. Asht fjala për huamarrje me të cilat po synohet zhvillimi ekonomik, pastaj asht çashtja e veteranëve, e cila duhet të respektohet nga qeveria. Pra duhet respektue ligji qe asht nxjerre dhe nuk mundet me ndryshue qeveria. Duhet të respektohet ligji dhe simbas ligjit paga minimale në Kosovë, e veteranit duhet me qenë ma s’paku 170m euro dhe vërejtja ma e madhe asht se buxheti prej 2 miliardë mund të jetë buxhet ngarkese për qytetarët dhe bizniset”, ka thanë anëtari i PDK’s në këtë Komision Shukri Buja.

PDK simbas tij, nuk asht për me i ba presion qytetarëve dhe bizniseve për taksat dhe tarifat qe kanë me i pague. Buxheti thotë ai duhet me qenë për të mirën e qytetarëve dhe jo ngarkesë.

Edhe zv/ministri i Financave, Isni Kilaj, ka thanë për Televizionin Rrokum se buxheti i vitit 2017 asht jo real dhe politik.

Ai ka akuzue LDK’s se i ka orientue linjat buxhetore në drejtim të komunave dhe agjencioneve qe udhëhiqen nga LDK.