PDK del me video, krahasohet puna e Shpendit me të Erionit (video)

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka publikue nji video përmes së cilës ka krahasue mospunën e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje me punën dhe projektet e shumta që ka realizue homologu i tij, Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

PDK e ka akuzue Ahmetin për dembel i cili simbas tyne nuk ka punue për interesa të qytetarëve tue deshtue me menaxhue 100 milionë euro buxhet, tue u marrë me punësimet e militantëve të Vetëvendosjes.

“Erion Veliaj vs Shpend Ahmeti. Qytetarët e Prishtinës po i vuejnë pasojat e dembelisë dhe mospunës së Shpend Ahmetit. Me mbi 100 milionë euro të humbuna, mbi 30 milionë euro humbje nga të hynat vetanake dhe mbi 75 milionë euro të pa investueme te projektet kapitale, Prishtina do të mund të rregullohej si Tirana. Shpërndajeni!”, ka shkrue dega e PDK në Prishtinë, në faqen e Facebookut.