PDK: Derisa Shpendi s’përgjigjet për aferat, na s’i ndalim akcionet simbolike (foto)

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, sonte, me rastin e hapjes së parkut rekreativ-sportiv “1 Tetori”, nga ana e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, ia kanë rikujtue atij “dashunitë e vërteta”, siç janë korrupcioni, tenderët, projektimi dhe realizimin e projekteve nga “dostat” e Vetëvendosjes, siç asht edhe kjo qendër.

Në fushatën elektorale, “Rregulloje lagjen tënde”– injoftun si “fix your street”, ofronte teorikisht llogaridhanien e komunës karshi interesave të qytetarëve për problemet me lagjen e tyne. Por, Shpend Ahmeti, tue qenë “i kapun”, nga banda e Dardan Molliqajt dhe Vetëvendosje, këtë ide e transformoi në “rrugullo bandën”, tue jau ofrue “dostave” edhe hartimin e projekteve edhe realizimin e tyne dhe tue abuzue me taksat e qytetarëve të Prishtinës për me punësue militantët e Vetëvendosjes.

Nga Shpend Ahmeti, kërkojmë ta ndërpres punën simbolike tue ofrue transparencë rreth keqpërdorimeve në “Lagjen Kodrina”, theksoi Leutrim Retkoceri, anëtar i Kryesisë së Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë.

20729504-1349495881815675-8569620701773003701-n-1502395574-506213 20638961-1349495888482341-646335378292587102-n-1502395586-8370526 20729221-1349495885149008-1164020618673270887-n-1502395593-3408090