PDK dhe LDK pajtohen për buxhetin

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritë pajtim sa i përket kalimit të projektbuxhetit për vitin 2017 në komisionin për buxhet dhe financa.

Mbas katër dështimeve radhazi, ma në fund nesër pritet me u mbajtë mbledhja, në të cilën pikë e rëndit të ditës ka me qenë projektbuxheti.

“Asht e vërtetë që koalicioni qeverisës ka arritë marrëveshje sa i përket kalimit të projektbuxhetit në mbledhjen e radhës”, ka thanë për Indeksonline nji anëtar i komisionit për buxhet dhe financa.