PDK: Djegia e kerreve ka qellim krijimin e pasigurisë te qytetarët!

Partia Demokratike e Kosovës, ka reagu mbas djegies që i asht ba sot në mëngjes, kerrit të shefit të grupit parlamentar të LDK’s, Ismet Beqiri.

 
Në reagimin e PDK’s, thuhet se këto veprime po bahen me qëllim krijimin e pasigurisë në mesin e qytetarëve.

 
“Djegia e kerrit të shefit të grupit parlametar të LDK’s, z.Ismet Beqiri, përban nji veprim kriminal. Ky veprim asht vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë, ka qëllime të qarta të frikësimit politik dhe krijimit të pasigurisë në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet nder të tjera në reagimin e PDK’s.