PDK: Djegia e kerreve përpjekje për destabilizimin e vendit!

Partia Demokratike e Kosovës, përmes nji komunikate për media, ka reagu për djegien e kerreve zyrtare në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Kjo parti këto sulme i ka cilësu si përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
PDK po ashtu ka kerku nga institucionet pergjegjëse të zbardhin të gjitha rastet dhe kryesit të sillen para drejtësisë.

Komunikata e plotë e PDK’s:

“Djegia e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme në Gjilan Ferizaj dhe Mitrovicë janë veprime kriminale, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre, të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e pasurisë private dhe publike, që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë. Këto akte kriminale janë përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga institucionet përkatëse përgjegjëse të Kosovës të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë.

Këto metoda antidemokratike dhe anarkiste nuk i shërbejnë proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kosova është shtet demokratik dhe ligjor dhe vetëm nëpërmjet proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike”.