PDK e gatshme për zgjedhje, çka thotë LDK!

Kosova shpejt mundet me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Të paktën këtë ide e ka dhanë nëpërmjet  deklaratave publike shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK’s, Zenun Pajaziti, tue theksue se partia e tij asht e gatshme për zgjedhje.

E partneri i koalicionit të PDK’s në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës, insiston se ky asht momenti ma i keq për zgjedhje në Kosovë, me arsyetimin se për shkak të Speciales dhe arrestimeve që do të bahen nga kjo e fundit mund të ketë krizë në vend.

Simbas deputetit të LDK’s Adem Salihajt, nëse PDK asht e gatshme me shkue në zgjedhje, atëherë, si thotë ai, këtë do ta bante vetëm për “interesat e krimit”, por jo edhe për interesa të qytetarëve.

I shpejtë ka qenë reagimi i opozitës kosovare, e cila thanë se ajo deklaratë asht vetëm sinjali i parë për zgjedhje të parakohshme.

 

E analistët kosovarë kanë thanë se zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë do t’i konvenonin ma së shumti partisë ma të madhe në vend.