PDK e gjen kandidatin për kryetar të Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës doket se e ka gjetë njeriun e duhun për ta kandidue për kryetar të Komunës së Drenasit, në momentin që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i shpallë zgjedhjet.

Kandidat për me u ulë në karrigen e kësaj komune ka me qenë, Naim Bazaj, që aktualisht asht kryesues i Kuvendit Komunal.

Drenasi tash e disa ditë asht pa kryetar komune, mbasi Nexhat Demaku ka dhanë dorëheqje nga kjo pozitë, mbasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuemit në rastin e njohur=n si ‘Drenica 2’.

Naim Bazaj, që aktualisht asht kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, pritet me qenë kandidat për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës.

Edhe pse ende zgjedhjet nuk janë shpallë zyrtarisht nga Presidenti Hashim Thaçi, Bazaj veç ka fillue me ba fushatë, ani pse zyrtarisht ende nuk asht nominue.