PDK e ka ndryshimin në shpirt e zemër, thotë Hoxhaj

enverhoxhaj

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka thanë se asht ditë e veçantë për Shtetin dhe Kosovën organizimi i Konventës Zgjedhore.

Sikurse në diplomaci, edhe me këtë rast, ai ka thanë se gjeografia e PDK’së shtrihet prej Shalës së Bajgores deri në Sharr.

“Kemi gjeografinë ma të madhe partiake në Kosovë”, ka thanë Hoxhaj.

“PDK asht parti e ndryshimit. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi jonë politikë”, ka shtue ai.

“Ndryshimin e kemi në shpirt, në zemër dhe në mendjen tonë”, ka thanë ma tej Hoxhaj.