PDK e LDK, qe qysh ‘perplasen’ për Demarkacionin

Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës ende s’ka vendos nëse ka me votue apo jo, projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufinit, ajo i ban thirrje Qeverisë që me procedue këtë çashtje sa ma shpejt në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, në nji prononcim për gazetën Blic ka mohue se partia e tij ka vendos nëse ka me votue apo jo.

“PDK ende nuk ka vendos, nëse ka me votue apo jo, duhet të thellohemi ma shumë në gjetje dhe hulumtime për me kuptue saktë se ku qendron pika kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thanë Grabovci.

Por, përkundër asaj që PDK nuk ka vendos, Grabovci thotë se Qeveria duhet me sjellë këtë çashtje në Kuvend, pa u vonue.

“Qeveria duhet me procedue çashtjen e Demarkacionit, tue i respektue edhe afatet kohore dhe ligjore, dhe me sjell edhe material shtesë mbi atë që u kerkohet deputetëve me votue. Pra, rrjedhimisht deputetët duhet me u informue mirë për këtë çashtje, përpara se të futet në votim“, tha Grabovci.

N’anën tjetër, zadhanësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu në nji deklaratë për media e ka cilësue si të përfundueme çashtjen e Demarkacionit.

“Qeveria konsideron se e ka shtjerrë këtë problem dhe ajo çfarë ka asht thanë nga dy komisionet, asht se vija kufitare me Malin e Zi asht në rregull”, ka thanë Abdullahu.

 

ademgrabovcii

 

fatonabdullahu