PDK e Prishtinës komenton “ikjet e fundit” nga Kosova

Sekretari i përgjithshëm i Degës së PDK’s në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka komentue lajmet e ditëve të fundit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, tue i quejt pamje të ngjashme me regji dhe skenar si “egzodi i vitit 2014”, tue e quejt këtë situatë “krimineli kthehet në vendin e krimit”.

Cakolli thekson se dallimi i biletave të shituna mes javës së shkueme dhe kësaj jave në Stacionin e Autobusëve asht gjithsejtë 15.

Qe postimi i plotë i Bujar Cakollit në rrjetin social:

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, në orët e mbrëmjes mbushet plot me shoferë të taksive pa licencë, kontrabandistë e trafikantë- të gjithë presin viktimë të çastit!

Dallimi i javës së shkuar me këtë javë, sipas biletave të shitura në stacionin e Autobusëve në Prishtinë është 15.

Udhëtarët tjerë janë të zakonshëm, udhëtarë me bileta kthyese, me destinacion kthim në punën e përkohshme.

Regjia, skenari dhe personazhet: Si në vitin 2014, media me themelues e pronar të dyshimtë, Sokol Abazi dhe fatkeqit e rastit!

Shperndaje në: