PDK e Prishtinës: Ky asht vandalizmi i vërtetë i Shpend Ahmetit (foto)

Dega e PDK në Prishtinë ka akuzue sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtorët e administratës së tij për pamundësim të lëvizjes së lirë në trotuaret e kryeqytetit.

Ajo përmes nji postimi në Facebook, parkimin e kerreve të komunës në trotuaret e rrugëve e ka quejt vandalizëm të vetë kryetarit të komunës dhe siç thuhet dostave të tij.

Postimi i plotë:

Edhe ai pak trotuar që mund të shfrytëzohet nga këmbësorët në Prishtinë, po bllokohet dhe keqpërdoret nga vetë Shpendi dhe drejtorët e administratës së tij, duke pamundësuar lëvizjen e lirë nëpër trotuare. Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë. I yti dhe i dostave tuaj. Me rëndësi ju t’i parkoni veturat, s’keni nevojë të mërziteni për bllokimin e trotuareve se qytetarët gjinden disi. Plus ditë vikendi sot. Ky është keqpërdorim klasik i veturave dhe i trotuareve. Turp!

pdk_1995 (1)