PDK ende s’ka vendos për ministër të Integrimeve!

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për emnin e ri që ka me zavendësue Bekim Çollakun në Ministrinë e Integrimeve Europiane.

Partia të cilën e drejton Kadri Veseli ka demantue zanat e fundit për disa emna që janë lakue për me drejtue MIE.

Sekretari i përgjithshëm i PDK’s, Basri Musmurati, në nji prononcim për Indeksonline ka thanë shkurt se kryesia e partisë ende nuk ka marrë vendim lidhun me personin që ka me zavendësue Çollakun.

“Jo hiq kurgjo nuk ka njiherë rreth zavendësimit në Ministrinë e Integrimeve”, ka thanë shkurt ai.

Në media asht raportue dje se emni që ma së shumti po perfolët për me zavendësue Bekim Çollakun, asht Mimoza Ahmetaj.

Ish ambasadorja e Kosovës në Bruksel, mbrenda strukturave të PDK’s e ka në konkurrencë për këtë post edhe nënkryetarin Uran Ismailin dhe zavendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Gani Kocin.